Panairi i librit 2021 – Shkup, mbahet deri më 14 shtator

Panairi tradicionalisht mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sivjet po organizohet në bashkëpunim me Asociacionin e botuesve të Maqedonisë, Shoqatën e botuesve dhe librarive të Maqedonisë, Shoqatën e botuesve shqiptarë dhe Lidhjen e botuesve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ky është manifestimi më i njohur për lexuesit në vend dhe është ndjekur me shitje masive të librave.

Gjatë kohës së mbajtjes së Panairit protokollet për siguri respektohen në mënyrën më të ashpër ku vizitorët informohen me kohë.

Edhe krahas kufizimeve që janë vendosur për shkak të pandemisë, vizita e Panairit vazhdon të jetë në nivelin e pritshëm prej më shumë se 20.000 vizitorëve.

Nën moton “Panaire të sigurta”, Panairi i librit është manifestim i parë për këtë vit, ndërsa pas saj pason Panairi i mobiljeve.