Papa Françesku takim me Macron në Vatikan

Papa Françesku u takua sot në Vatikan me presidentin francez Emmanuel Macron.

Bëhet fjalë për takimin e tretë të Papës me Macron që zgjati gati 1 orë.

Për momentin nuk janë zbuluar as detajet e takimit dhe as temat për të cilat kanë biseduar.

Në prag të takimit të tyre, Macron foli në një konferencë në Romë për nevojën që Ukraina të vendosë se kur dhe në çfarë kushtesh do të nënshkruajë paqen me Rusinë.

Në vizitën e tij në Vatikan, presidenti francez shoqërohej nga bashkëshortja e tij Brigitte. /euronews