Papa, thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Papa Françesku

Papa Françesku bëri thirrje për dialog për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan, gjersa talibanët ishin gati për të marrë kryeqytetin Kabul të dielën.

Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë që njerëzit e Afganistanit të mund të jetojnë në paqe, siguri dhe respekt reciprok, raportoi Reuters.

Ai e bëri këtë apel në një fjalim mesdite dje ndërsa talibanët kishin rrethuar kryeqytetin afgan dhe Shtetet e Bashkuara evakuuan stafin e tyre diplomatik me helikopterë nga ambasada.