Paradoksi çeçen ne Ukraine që as tatari si bjen n’fije

Mr.Sci. Saad R. Gashi

Gjenerali Yermolov, komandanti suprem i Luftës së Kavkazit: “Kam pare shumë popuj, mirëpo në Botë nuk kam pare popuj trima dhe të pathyeshëm sikurse çeçenët. Për ta pushtuar Kavkazin duhet pushtuar, apo më mire me thënë duhet të shfaroset ky popull gjere ne çeçenin e fundit”.

Lufta e Ukraines, sikurse edhe shume luftra tjera, fillojne per arsye bizare edhe pse ato gjithnje e kane nje casus belli (arsye te luftes).

Pa u thelluar ne arsyet e luftes ne Ukraine, (ne shkrimin tim te fundit, kam shkruar per arsyen e mundshme te luftes ne Ukraine) mendoj se nje gje ka zgjuar kersherine e te gjitheve: si eshte e mundur qe çeçenet te reshtohen ne anen ruseve, e qe gjere dje ishin armiq, ku gjate shekujve kishin luftuar kunder tyre, bile mund te thuhet se, pothuajse çdo gjenerate e çeçeneve kishte luftuar kunder ruseve.

Se lufta e çeçeneve ne Ukraine eshte nje paradoks, deshmojne edhe disa nga keto fakte:

Çeçenia sot eshte pjese e Rusise me 1.3 milion banore. Aty jetonin edhe 250.000 rus gjere ne fillimin e luftes se pare Ruso – Çeçene ne v.1994. Pastaj ruset fillojne te shperngulen nga aty, dhe sot ne Çeçeni jetojne me pak se 20.000 rus.

Ndarja e perkohshme e Çeçenise nga Rusia, rezultoi me 2 lufta te medha ne mes ketyre dy shteteve.

Lufta e pare ishte 1994-1996 dhe e dyta ishte 1999-2000.

Gjate kohes se luftes se dyte, kryeminister i Rusise ishte Vladimir Putin.

Gjithashtu edhe nje tragjedi te madhe, qe perjetuan çeçenet nga ruset, kete bashkepunim e bene me te pakuptimte. Ajo eshte nje tragjedi qe pak popuj ne bote e kane perjetuar: “Operacioni Çeçevica” i v.1944 eshte nje operacion i tmershem, qe Stalini kishte ndermarre kunder çeçeneve. Ne te vertete ne kete operacion Stalini ishte hakmarrur kunder çeçeneve, me pretekst se kishin ndihmuar nacistet ne krye me Hitlerin. Prandaj, Stalini nderrmer nje operacion, qe rralle ka ndodhur ne histori: pothuajse komplet popullin çeçen, me dhune e deportoi ne Kazakistan, me ç’rast nje numer te madh e kishin vrare e gjithashtu nje numer i madh kishin vdekur dhe llogaritet qe se paku 1/4-ta e popullsise çeçene dhe ingushe kishin vdekur apo ishin zhdukur !

Mirepo pas vdekjes se Staljinit, Nikita Hrushqov e pas tij presidenti Brezhnjev i rehabilitojnë, dhe çeçenet prap fillojnë të kthehen ne vendin e tyre prej v. 1954.
Këto I takojnë vetëm historisë së re 70-80 vjeçare, ndersa armiqësia e tyre I ka rrënjët në luftëra shekullore në mes veti.

Prandaj, duke marrë parasysh të gjithë këtë armiqësi, me plot te drejte paraqitet nje dileme e madhe: pse çeçenet si armiq te perbetuar te ruseve, te luftojne krah per krah me ta, apo ndoshta mos ruset i perdorin çeçenet si mish per top, apo ndoshta ka ndonje hile tjeter, apo ndoshta edhe kjo lufte si shume tjera eshte nje tragjikomedi, apo…. ?
Duhet kujtuar se çeçenet nuk ishin dorezuar asnjehere para shume pushtuesve si: Romakeve, Armeneve, Persianeve, Mongoleve, Ruseve, etj. Prandaj me te drejte mund te thuhet qe nuk ka asnje gjenerate nga ky popull qe nuk është rritur në luftë apo nuk ka luftuar.

Interesant pra, nje popull qe me shekuj kishte luftuar kunder hegjemonise ruse, tani te lufton në anen e tyre ?

Ajo qe eshte me indikative ne kete aleance te çuditshme, eshte se presidenti Putin, ne v. 2007 kishte instaluar pikerisht Ramazan (Ramzan) Kadirovin, i cili njejt sikurse Putini edhe lideret (lexo: tiranet ose lojtaret e rendesishem në krye të disa shteteve) e fuqishem bashkekohor, herë emerohen kryeministra e herë kryetarë dhe i kryejne dhe kontrollojne te gjitha punet sikurse Imperatorë !
Ramazan Kadirovi eshte djali i ish presidentit Ahmad Kadirov, i cili u vra ne atentatin me dt. 09.05.2004, ne kryeqytetin Grozni, në manifestimin shtetëror, ne stadiumin e Dinamos ne lozhen e Vip-ve. Me eksplozivin qe u vra ai, vdiqen edhe mbi 20 veta ndersa u plagosen mbi 50 veta. Ahmad Kadirov akuzohej se ishte i afert me Kremlinin dhe ishte prorus. Eshte interesant se presidenti aktual Ramazan Kadirov, ne ate kohe ishte pergjegjes per sigurine e babait te tij, Ahmadit. Qeveria ruse per kete atentat kishte akuzuar Asllan Mashadov ish presidentin çeçen dhe udheheqesin e kryengritesve Shamil Basajev, mirepo asnjeher nuk u zbuluan fajtoret e vrasesit te Ahmad Kadirovit !

Besnkikëria dhe trimëria e çeçeneve është e njohur në botë, mirëpo besnikeria e Ramazan Kadirovit ndaj Putinit, është paradoksale. Këtë besnikëri ai e verteton edhe me deklaraten që kishte dhënë: “Jam ne gjendje qe jeten ta japi per Putinin”!

Duke iu referuar kësaj deklarate dhe lojalitetit të tij ndaj Moskës, ka edhe mendime te tilla qe keta luftetare jane vetem te ashtuquajturit Kadirij (ushtaret Ahmad Kadirovit dhe djalit te tij Ramazan Kadirovit). Keta ushtare kane luftuar dhe luftojne per Putinin, ne frontet e Sirisë në Halep, Idlib, etj, duke vrarë mysliman dhe duke bërë argatllëk planeve cioniste për ndërrimin e hartave në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, keta te njejtit kane tradhtuar muxhahidinet qe iu kishin ardhur ne ndihme çeçeneve ne lufte kunder ruseve, në luftën e fundit !

Gjithashtu ka mendime se vetem nje numer i vogel i mercenareve çeçen luftojne ne kete lufte, dhe se fotot qe i kemi pare ne media, ku shihen 20.000 ushtare çeçen para nisjes ne Ukraine, jane vetem informata falso, kurse realiteti eshte se ajo foto eshte bere me rastin e parades ushtarake më heret, ne kryeqytetin çeçen, Grozni ?!

Krahas kësaj, duhet pasur parasysh qe Çeçenia eshte republike Ruse, dhe se zyrtatisht nuk guxon qe te bojkoton luften e shtetit te cilit i takon. Kete fat e kemi pasur edhe ne shqiptaret ne Jugosllavi, ku shume shqiptare (shumica prej tyre kane dezertuar dhe deshti Zoti qe ai shtet të shpërbëhet), kane luftuar ne anen e ushtrise se APJ-se, kunder slloveneve, kroateve dhe boshnjakeve!

Historitë e luftërave na kanë dëshmuar që, ka edhe shume raste kur nje popull detyrohet ose manipulohet te luftoje pa deshiren e tij. Sikurse qe ka raste kur nje popull manipulohet dhe lufton kunder popullit te vet, si p.sh. xhonturqit kunder Perandorise Osmane, e shume e shume raste te njejta, apo lufta te ndryshme civile qe kane ndodhur ne mes shume popujve, si p.sh ajo ne Sh.B.A. lufta ne mes veriut dhe jugut, ne v. 1861 -1865, lufta civile e Spanjes ne v. 1936-1939, lufta civile ne Shqiperi ne v. 1997, etj, etj.

Ksaj pune as tatari si bjen n’fije !

Mitrovicë, 24.03.2022. Mr.sci. Saad R. Gashi