PARADOKSI/ Trajtonin Islamin si “virus”: kinezët, zgjidhje te Islami për Corona-n

Kina, prej javësh është në qendër të vëmendjes botërore, pasi prej aty u shpërnda një flamë epidemike, tashmë pandemike, e cila ka gjynjëzuar botën dhe po con ekononinë e saj në kolpas, duke shkaktuar dhe me mijëra viktima; pra një luftë e “Tretë Botërore”.

Nga kjo, ekziston një bindje se gjithçka është shkaktuar nga konsumi prej kinezëve i kafshëve të egra, gati të pështira, prej nga ka ardhur dhe virusi.

Ndërkohë, për të shpëtuar nga kjo flamë e shkaktuar nga pandjeshmëria dramatike ndaj higjenës së të ngrënit, ata vendosën të aplikojnë një praktikë e cila ka referencë vetëm nga bota islame: karantinimin, pse ndryshe veçimin social në raste sëmundjesh ngjitëse, siç ka urdhëruar Profeti Muhamed (përfshirë dhe larjen e shpeshtë të duarve e higjenën personale). Për momenti, kjo është e vetmja zgjodhje globale.

E nga ana tjetër, autoritetet kineze kanë luftuar ndërmarrë një betejë të gjatë dhjetëvjeçare kriminale kundër pakicës myslimane të vendit, duke dërguar miliona ujgurë në kampe burgimi.

Personat që tregojnë ndonjë lidhje me Islamin në provincën veri-perëndimore kineze të Xinjiang, që do të thotë se falen, largohen nga alkooli ose derri, burgosen dhe trajtohen sikur vuajnë nga sëmundje mendore.

Të marrë nga shtëpitë e tyre e çuar në kampe transformimi, të burgosurit detyrohen të respektojnë propagandën e Partisë Komuniste, e cila përfshin himne dhe parulla dedikuar partisë, dhe të marrë pjesë çdo ditë në shplarjen e trurit. Nëse nuk binden, ata u nënshtrohen torturave, përfshirë privimin nga gjumi, izolimin dhe dhunën fizike.

Sipas tyre, ata veprojnë si ‘armiq të shtetit’ vetëm për shkak të identitetit të tyre fetar.

Pozicioni i ujgurëve është përkeqësuar ndjeshëm me ardhjen e Xi Jinping në 2013. Qeveria e tij e shpalli Islamin një “sëmundje ngjitëse ideologjike” dhe urdhëroi arrestime masive, përgjime dhe burgosje. Të kritikuar nga qeveritë perëndimore dhe organizatat joqeveritare për masat e ashpra ndaj ujgurëve, autoritetet komuniste u përgjigjën me cinizëm se nuk janë kampe riedukimi por “shkolla profesionale “.

Lidhja e Rinisë Komuniste e Provincës Xinjiang shpjegoi në një deklaratë se kampet “trajtojnë dhe pastrojnë viruset nga trurin e tyre”.

Paradoksi: kinezët sot identifikohen me një virus ngjitës. /tesheshi.com/