Parashikim: Chelsea – Barcelona

Chelsea do të presë Barcelonën në duelin më të rëndësishëm të sezonit i cili nuk ishte prej më të mirëve për Blutë e Londrës. Por, në Stamford Bridge gjithçka është e mundur.

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, do të duhet që të vendosë nëse duhet të ftohet Alvaro Morata sërish në 11-shen startuese pas rikthimit të tij në stërvitje, ose që t’i besojë sulmuesit në top formë, Olivier Giroud.

Conte ka zbuluar se Marcos Alonso do të jetë i gatshëm që të përballet me Barcelonën pas një mungese prej tri ndeshjeve, por Tiemoue Bakayoko nuk pritet të rikuperohet në kohë.

Gary Cahill dhe Antonio Rudiger janë në garë për një pozicion startues në mbrojtjen e Chelseat të martën.

David Luiz dhe Ross Barkley po ashtu janë në dyshim për vendasit, por nuk do të startonin edhe nëse do të ishin të gatshëm.

Philippe Coutinho nuk është i gatshëm për BArcën pasi luajti për Liverpoolin në fazën grupore.

Ousmane Dembele është i gatshëm qët ë udhëtojë në Londër dhe të luftojë për një pozitë startuese në krahun e majtë.

Thomas Vermaelen do të udhëtojë me skuadrën përkundër problemeve me lëndimet, por Nelson SEmedo është i suspenduar për mysafirët.