Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pasdite në pjesën jugore të vendit pritet të ketë reshje lokale shiu të përcjella me bubullime dhe rrufe.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri ne 5m/sec.