Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (Foto)

Ditëve në vijim vendi ynë pritet të mbetet nën fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore të përqendruara mbi Evropën jugore, që do të kushtëzojnë mot të mirë, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit pritet të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -2C deri në 3C, e maksimale nga 12C deri në 14C.

Të enjten pritet të mbajë mot kryesisht me diell, në mëngjes me ngrica. Të premten një front i ftohtë pritet të kalojë nga lindja e rajonit, ku në orët e pasdites dhe mbrëmje do të sjellë mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë parashikohet të mbajë mot me vranësira.