Parlamenti i Algjerisë ka hapur debatin për një projektligj që synon të shpallë sundimin kolonial francez në Algjeri, nga viti 1830 deri në 1962, si krim.
Projektligji parashikon klasifikimin e kolonializmit francez si krim kundër popullit algjerian, duke përfshirë masakrat, represionin, shfrytëzimin ekonomik dhe shkatërrimin kulturor gjatë periudhës koloniale.
Nisma vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme diplomatike mes Algjerisë dhe Francës, si dhe në kuadër të përpjekjeve të Algjerit për njohje zyrtare dhe përgjegjësi historike për krimet e së kaluarës koloniale. /mesazhi






