Parlamenti hungarez miraton mandatin e pestë të Orban si kryeministër

Parlamenti hungarez ka miratuar të hënën me një shumicë votash mandatin e pestë të Viktor Orban si kryeministër, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të vendit muajin e kaluar.

Gjithsej 133 ligjvënës nga partia qeverisëse e Orbanit Fidesz dhe përfaqësuesi i pakicës etnike gjermane të vendit votuan në favor të populistit të krahut të djathtë, 27 ligjvënës të opozitës votuan kundër tij ndërsa 39 të tjerë abstenuan.

Kjo është hera e pestë që Orbán do të drejtojë një qeveri hungareze. Fillimisht, 58-vjeçari e ka mbajtur këtë detyrë nga viti 1998 deri në vitin 2002 dhe më pas përsëri nga viti 2010 e deri më tani. Pas votimit, Orbán bëri betimin për detyrën e tij.

Partia Fidesz e Orban fitoi dy të tretat e shumicës në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, pavarësisht nga kritikët të cilët e akuzojnë për përpjekje për të prishur demokracinë dhe ligjin e së drejtës. Lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin gjithashtu kanë ndezur debate që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Orbán është në mosmarrëveshje me Brukselin lidhur me keqpërdorimine pretenduar të fondeve të BE-së dhe gjithashtu bllokimin e një embargoje të planifikuar të BE-së ndaj importeve të naftës ruse. /atsh