Pas 25 vitesh Internet Explorer jep lamtumirën

Ngritja e smartfonëve më pas i dha një goditje të rëndë me telefonët Apple që vinin me shfletuesin Safari dhe Android me shfletuesin Chrome.

Microsoft më të fund ka vendosur të tërheqë versionin konsumator të Internet Explorer. Plani u bë i ditur vitin e kaluar dhe Internet Explorer 11 do të ishte versioni i fundit.

Shfletuesi debutoi në kompjuterët Windows në 1995 dhe nga 2004 kishte 95% të tregut.

Por sot janë Chrome, Safari dhe Firefox që dominojnë. Përdoruesit të cilët duan ti qëndrojnë besnikë Microsoft po drejtohen tek shfletuesi Edge i lançuar në 2015-ën krahas Windows 10.

Popullariteti i Internet Explorer u godit nga debutimi i shfletuesve më të shpejtë si Chrome dhe Firefox ndërsa përdoruesit filluan të përdorin aplikacionet e reja për të naviguar në platforma si Google Search, Facebook dhe YouTube.

Ngritja e smartfonëve më pas i dha një goditje të rëndë me telefonët Apple që vinin me shfletuesin Safari dhe Android me shfletuesin Chrome.

Përdorimi i internetit mobil tejkaloi desktopin për herë të parë në 2016-ën sipas StatCounter.

Po atë vit firma analitike vërejti një ngjitje të Chrome në krye me 60% të tregut. Pjesa tregut e kombinuar se Internet Explorer dhe Edge ishte sa e Firefox.

Shfletuesi Edge ruan një modalitet IE për zhvilluesit të cilët kërkojnë akses në aplikacione të vjetra. Microsoft tha se shfletuesi i vjetër do të mbahet në versionet e vjetra të Windows si 8.1, 7 dhe Windows 10. /PCWorld Albanian