Pas vendimit të gjykatës, flet Shefqet Krasniqi

Imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është shpallur i pafajshëm nga tri akuzat që rëndonin mbi të nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas shpalljes së vendimit, Krasniqi ka thënë se ky vendim ka qenë i pritshëm dhe se ka besuar në drejtësi.

Krasniqi thotë se e tërë ka qenë një skenar me tendenca politike që dikujt i ka konvenuar, shkruan Indeksonline.

Ja disa nga deklarata e tij pas shpalljes së vendimit:

Unë kam qenë i bindur që nga dita e parë, kanë qenë të bindur të gjithë për këtë cka doli sot.
Unë që nga fillimi kam thënë se nëse vendi joni ka një shkëndije drejtësie, puna jem është shumë e qartë dhe pa asnjë shible del në pah.

Kjo u vërtetua sot dhe u vërtetua se në këtë POallat të Drejtësisë ka drejtësi.

Vendimi për mua ka qenë i pritshëm.

Pavarësisht lakimeve herë herë, falë ju qoftë të gjithëve, veproni me nder, shërbeni popullit e vatanit.

Kjo ka qenë tendenca politike, mbase dikujt i kanë konvenuar. Ka qenë një show, një skenar që dikujt i ka konvenuar. E kaluara duhet të mbetet e kaluar dhe të merremi me të ardhmen. Mbase edhe ata janë gabuar, janë ngutur, nuk është deshtë me bërë këtë, jemi vëllezër dhe duhet të përkrahim njëri tjetrin.