Kryeministrit të vendit i është refuzuar viza nga Amerika, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Këtë në facebook e ka konfirmuar vet Haradinaj ku ka shkruar se ende është në pritje të një vendimi për vizë.
Por, me raportimet e mediave nuk është pajtuar bashkëshortja e shefit të qeverisë kosovare, Anita Haradinaj.
Ajo i ka sulmuar mediat duke i akuzuar se po bëhen si media serbe.
“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa , kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, ka shkruar ajo në facebook.
Të njejtin status e ka shpërndarë në facebookun e saj edhe këshilltarja e kryeministrit, Meliza Haradinaj.
Ndryshe vlen të theksohet se bashkëshortja e kryeministrit ushtron funksionin e moderatores në Radio Televizionin e Kosovës.