PDK arrin marrëveshje me PD-në për balotazh në Vushtrri

Kryetari i degës së PDK-së, Kurtan Kajtazi dhe kryetari i degës së Partisë së Drejtësisë në Vushtrri, Eroll Venhari, kanë nënshkruar sot marrëveshjen bashkëpunimi për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Komunës së Vushtrrisë Ferit Idirzin.

Siç njofton PDK, kjo marrëveshje koalicioni ndërmjet PDK-së dhe PD-së bazohet në programin qeverisës të kandidatit të PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Me këtë marrëveshje, PD zotohet se do të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të strukturave partiake, duke siguruar mbështetje maksimale për kandidatin për kryetar të Vushtrrisë Ferit Idrizin. /Telegrafi/