Pedri fiton “Golden Boy 2021”

Mesfushori i Barcelonës, Pedri González , është zgjedhur nga Tuttosport si “Djaloshi i Artë i vitit 2021” , i cili shpërblen lojtarin më të mirë nën 21 vjeç në Evropë gjatë sezonit.

Pas sezonit të tij të mrekullueshëm me Barçën dhe kombëtaren spanjolle, ai fitoi çmimin për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç në Evropë.

Pedri bëhet lojtari i dytë te Barcelona që ka fituar këtë çmim, pas Messit që e kishte arritur këtë sukses në vitin 2005.

Pas 73 ndeshjeve në të njëjtin sezon (52 me Barçën dhe 21 me kombëtaren spanjolle), Pedri ishte bërë një nga futbollistët me më shumë mintuazhë në Evropë duke regjistruar 5000 minuta në fushë.

Pedri këtë sezon ka luajtur vetëm 310 minuta, ngase po vuan nga një lëndim dhe rikthimi i tij duket se është afër.