Pelegrinët serbë anulojnë vizitën në Gjakovë

Pelegrinët serbë nuk do të shkojnë në Gjakovë për vizitën e paraparë në Kishën Ortodokse.

Këtë të ditur e ka bërë Gjokica Stajoneviq, kryetar i shoqatës së serbëve të zhvendosur nga Gjakova, i cili ka shtuar se sipas tij ky vendim vjen pasi që serbët nuk dëshirojnë të krijojnë tensione dhe urrejtje, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi hequr dorë nga vizita në Gjakovë sepse nuk duam që të futem në një qark urrejtjes dhe tensionesh. Ajo se çfarë mund të them është se serbët nuk janë të poshtëruar. Të poshtëruara janë institucionet ndërkombëtare dhe ato të Prishtinës, si dhe organizatat joqeveritare të cilat edhe pas 20 vitesh nuk janë në gjendje t’u sigurojnë serbëve që në Gjakovë t’i gëzojnë me dinjitet festat”, është shprehur Stajoneviq për RTS.

Ndryshe, sot në Gjakovë është mbajtur një protestë ku është kundërshtuar vizita e pelegrinëve serb në kishën ortodokse.