Pendarovski për iftar te një familje në Kondovë

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski mbrëmë ka qëndruar për iftar në Kondovë të Sarajit, tek familja Tanallari. I pari i shtetit me këtë rast ua uroi të gjithë myslimanëve muajin e Ramazanit, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit.

“Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski. /shenja