Pengmarrje në Los Angeles të SHBA-ve, një i vdekur

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur gjatë një krize të pengjve që ndodhi në qytetin Los Angeles të Kalifornisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Policore e Los Angelesit (LAPD) njoftoi se një 28 vjeçar duke qëlluar me armë zjarri rëndë lëndoi gjyshen e tij, ndërsa si peng në automjetin e vjedhur e mori edhe një grua.

Gjatë ndjekjes së policisë, personi në fjalë goditi në një gardh dhe më pas vrapoi tek një supermarket në vendin Silver Lake.

Në supermarket sulmuesi thuajse dy orë si peng mbajti rreth 40 deri në 50 persona, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë u vra edhe një grua.

Në njoftimin e policisë thuhet se sulmuesi në fund vet lidhi prangat duke iu dorëzuar policisë.

Së paku gjashtë persona që mbaheshin peng në supermarket janë transferuar në spital, por bëhet fjalë për lëndime të lehta.

Hetimi mbi rastin është në rrjedhë.