Pep Guardiola shpallet menaxheri i sezonit 2020/21 në Premierligë

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shpallur menaxheri i sezonit në Premierligë.

Pep Guardiola u shpall kampion me Manchester Cityn në sezonin 2020/21 në Premierligë pas një serie prej 22 fitoresh rresht ku “Citizens” dominuan futbollin anglez, transmeton lajmi.net

City u shpall kampion me 12 pikë diferencë ndaj përcjellësit të dytë, Manchester United. “Citizens” gjithashtu shënuan më së shumti gola në ligë me gjithsej 83.

Guardiola fiton çmimin pas Ruben Diasit, i cili u shpall lojtari i sezonit pak më parë.

Kjo është hera e tretë për spanjollin që fiton këtë çmim, ai kishte fituar edhe në sezonin 2017/18 dhe 2019/20