Për herë të parë në QKUK, kryhet procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë 14-vjeçar

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se për herë të parë nga stafi i mjekëve të QKUK-së, është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë i moshës 14-vjeçar.

Sipas njoftimit të QKUK-së , fëmija ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve.

Në komunikatë thuhet se operimi është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se ekzaminimi është kryer nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve , po ashtu procedura e operimit ka kaluar pa komplikime dhe fëmiju është transferuar në Klinikën e Pediatrisë.