Për një Golf dysh, në SHBA dikush pagoi 87 mijë dollarë

Volkswagen Golf ka numër shumë të madh të fansave në mbarë botën, kurse për disa GTI është “gjithçka”.

Në mesin e versioneve GTI, Volkswagen Golf II ka vend të veçantë, transmeton Telegrafi.

Në SHBA, një Golf i gjeneratës së dytë ka dalë në shitje në ankand dhe ka arritur një çmim marramendës prej 87 mijë dollarëve apo 80 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Dikush kishte ndarë këtë shumë të majme të parave për VW Golf II GTI, kurse këto para do të mund të përdoreshin për blerjen e një Golfi të ri R dhe atë ndoshta dy njësive.

E për një çmim të tillë kaq të lartë, fajtorë janë dy blerës që janë “rrahur” për ta ngritur çmimin në “qiell”.

Ankandin që e organizoi Bring-A-Trailer nxiti interesim të jashtëzakonshëm. Në të morën pjesë mbi 1 mijë persona, kurse shpallja mori mbi 620 komente.

Sa i përket detajeve për këtë ankand, bëhet fjalë për VW Golf II 16 V i prodhuar në vitin 1992, që ka vetëm 85 mijë kilometra të kaluara.

Vetura është në gjendje shumë të mirë teknike, librin e servisimit dhe pothuajse të gjitha pjesët përcjellëse që shërbejnë për raste emergjente.