Për pesë vite numri i banorëve të Stambollit rritet për një milion

Qyteti i Stambollit, qyteti më i populluar i Turqisë, i cili lidh kontinentin evropian dhe aziatik, në vitin 1927 kishte 806,863 banorë, kurse tani 90 vjet më vonë, ky qytet ka rreth se 15 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Republikës së Turqisë (TUIK), popullsia e përgjithshme e Turqisë në fund të vitit 2016 arriti në 79,814,871 banorë.

Qyteti i Stambollit, si qyteti më i populluar i Turqisë me 14.804.116 banorë, përbën 18,5 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë turke. Stambolli për nga numri i banorëve pas vetes lë madje 145 shtete, ndërsa në pesë vitet e fundit, popullsia e Stambollit është rritur për një milion.

Sipas regjistrimit të parë të popullsisë pas themelimit të Turqisë moderne, të publikuar në vitin 1927, Stambolli 90 vjet më parë kishte 806,863 banorë, ndërsa në vitin 1945 kjo shifër ka tejkaluar një milion.

Gjatë 55 viteve të ardhshme Stambolli u bë me 10 milionë banorë, kurse në vitin 2000 në qytetin e dy kontinenteve jetonin 11,076,840 persona.

Supozohet që Stambolli deri në vitin 2020 mund të ketë një popullsi prej më pak se 16 milionë banorë.