Përditësohen të dhënat: Kjo është situata në pikat kufitare të Kosovës

Për disa ditë më radhë, në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës u shtua fluksi i automjeteve, me mërgatën që ka nisur të vijë në atdhe.

Por, të dhënat e fundit të përditësuara sot në orën 6 të mëngjesit pohojnë se të gjitha pikëkalimet kufitare janë të lira për qarkullim.

Kolona nuk ka fare, teksa pritja është mesatarisht 3 deri në 5 minuta, raporton IndeksOnline.

Përjashtim bën pika kufitare e Merdarit, aty ku pritjet janë 10 minuta për të hyrë e 15 për të dalë nga kjo pikë.

Kolona s’ka fare edhe në zonat e shënjuara për hyrje-dalje të kamionëve.