Përditësohet ranglista botërore e xhudos: Krasniqi e Gjakova pushtojnë vendet e para

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po e përmbyllin këtë vit me një tjetër lajm fantastik.

Është përditësuar ranglista botërore e xhudos, duke treguar se kur renditen garuesit për këtë vit.

Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe u shpall së fundmi xhudistja më e mirë në botë nën 48 kilogramë është renditur e para me 5920 pikë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova që po ashtu fitoi medaljen e artë në këto lojëra, është renditur e para në kategorinë nën 57 kilogramë, duke arkëtuar 5880 pikë.

Natyrisht se ky është një shtytje e madhe për dy xhudistet tona, që të fillojnë garimin në vitin e ardhshëm nga vendet e para.