Përdorimet e veçanta të aloe verës gjatë gjithë vitit

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të organizmit.

Në këtë artikull do të mësoni se si të shfrytëzoni bimën duke nisur nga pickimet e insekteve apo shëndeti i flokëve.

Ushqim për lëkurën
Xheli i gjetheve të aloe veras ofron një alternativë natyrale për ushqyerjen e lëkurës me vitamina. Megjithatë, nëse e përdorni shpesh ajo mund ta irritojë lëkurën dhe ta përthajë atë. Këshillohet që një herë në ditë është mjaftueshëm.

Zbutje e flokëve
Xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të zbutur flokët. Pas larjes, lyejeni flokun me xhelin e brendshëm të gjetheve dhe mbajeni për pesë minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe do të zbuloni që floku juaj është i butë dhe i shkrifët. Aloe vera u jep flokëve shumë ushqyes të dobishëm për rritjen e tyre.

Aknet
Aloe vera ndihmon kundër akneve duke eliminuar inflamacionin, skuqjen dhe bakteret. Xhelin mund ta përdorni si maskë, megjithatë nëse keni fytyrë të ndjeshme duhet të bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në zonën e parakrahut. Nëse lëkura irritohet, mbase jeni alergjikë ndaj xhelit.

Zbokthi
Përdorimi i rregullt i xhelit të aloe veras në flokë është shumë efikas në eliminimin e zbokthit. Dermatologët rekomandojnë përdorimin e xhelit në mënyrë të rregullt duke e aplikuar atë direkt në zonën e skalpit.

Kundër të djegurave
Xheli i aloe verës është shumë efikas kundër të djegurës së gradës së parë dhe asaj të dytë. Efikasiteti i xhelit është shumë herë më i lartë se kremërat industrialë.

Heqja e makiazhit
Kombinimi i lëngut të aloe verës me vajin ekstra të virgjër të ullirit është një alternativë natyrale e heqjes së makiazhit. Ky kombinim është i butë për lëkurën, nuk e irriton atë dhe e rigjallëron.

Të djegurat nga dielli
Xheli i aloe veras është shumë freskues për lëkurën. Ai qetëson dhe zbut lëkurën e djegur nga dielli por edhe e ushqen në thellësi.

Pickimet e insekteve
Pickimet e mushkonjave janë të sikletshme. Nëse e lyeni zonën me xhelin e bimës jo vetëm që nuk do të keni kruarje por as enjtje./AgroWeb