Përdoruesit do të shkarkojnë aplikacione direkt nga reklamat e Facebook

Po, do të jetë një opsion për shkarkim të drejtpërdrejtë të aplikacioneve nga përdoruesit edhe pse funksionaliteti mund të debutojë vetëm në Android.

Meta po përgatitet për debutimin e një kategori të re reklamash të cilat ju japin mundësi përdoruesve në Bashkimin Evropian të shkarkojnë aplikacionet pa pasur nevojë të vizitojnë dyqanet e aplikacioneve të platformave të tyre respektive sipas The Verge.

Po, do të jetë një opsion për shkarkim të drejtpërdrejtë të aplikacioneve nga përdoruesit edhe pse funksionaliteti mund të debutojë vetëm në Android.

Përdoruesit e kësaj platforme mund të instalojnë APK ose aplikacione të jashtme që shkarkojnë përmes shfletuesve të tyre. Megjithatë këto aplikacione ende përdorin sistemin e tarifimit të Google.

Alternativa e Meta për shkarkimin e aplikacioneve supozohet se do të jetë e pavarur nga App Store dhe Google Play. Do të jetë mundur që ky opsion të lançohet në Evropë për shkak të një ligji të ri quajtur Digital Markets Act i cili hyn në fuqi në 2024.

Nën rregullat e reja, konsumatorët mund të shkarkojnë aplikacione nga dyqanet të tjera të aplikacioneve krahas opsioneve të Google dhe Apple.