Ballina Arritje Teknologji Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT mund të gjenerojnë deri në dy imazhe...

Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT mund të gjenerojnë deri në dy imazhe në ditë përmes DALL-E 3

Kur lançoi DALL-E 3 në Shtator, u bë i disponueshëm për përdoruesit e parë të cilët paguanin për ChatGPT Plus.

OpenAI do tu japë përdoruesve të planit pa pagesë të ChatGPT opsionin për të gjeneruar deri në dy imazhe në ditë përmes modelit të saj DALL-E 3 njoftoi kompania.

Kur lançoi DALL-E 3 në Shtator, u bë i disponueshëm për përdoruesit e parë të cilët paguanin për ChatGPT Plus.

Një prej përmirësimeve të DALL-E 3 është se ChatGPT mund të gjenerojë imazh sipas përshkrimit të përdoruesit. OpenAI tha se opsioni për të krijuar imazhe me DALL-E 3 po lançohet ndërsa shumë përdorues kanë fituar qasje në këto momente që shkruajmë.

Në momentin që krijoni dy imazhe përmes DALL-E 3 dhe përpiqeni të krijoni një të tretë, një njoftim do të shfaqet i cili ju thotë se keni arritur limitin.