Përfundon gjendja e jashtëzakonshme në Kazakistan, jeta i kthehet normales

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme në kryeqytetin Nur-Sultan, në qytetin Alma-Atë dhe në rajonet Atirau, Zhambil, Kizilorda dhe Mangistau, jeta në vend iu kthye normales që nga mesnata e 19 janarit. Ndalimqarkullimi i aplikuar në orë të caktuara dhe masat e shtuara të sigurisë në rrugë u hoqën. Hyrja dhe dalja në qytete u bë sërish e lirë.

Zëdhënësi i Presidencës, Berik Uali, njoftoi se rendi dhe paqja është vendosur në të gjithë Kazakistanin falë unitetit e solidaritetit të popullit dhe përpjekjeve vetëmohuese të forcave të sigurisë e zbatimit të ligjit duke vënë në rrezik madje edhe jetën e tyre.

Demonstratat që filluan në perëndim të Kazakistanit më 2 janar për të protestuar rritjen e çmimit të gazit të lëngshëm të naftës (LPG) dhe përkeqësimin e situatës socioekonomike në vend, degjeneruan në dhunë në ish-kryeqytetin e vendit, Alma-Atë.

Më 5 janar, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev pranoi dorëheqjen e qeverisë, të cilën e konsideroi përgjegjëse për protestat, ndërsa më pas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Kazakistanit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kazakistanit njoftoi se 225 persona humbën jetën gjatë incidenteve në mbarë vendin. /trt