Përfundon takimi – protokolli i Serie A do të rishikohet

STADIO ENNIO TARDINI, PARMA, ITALY - 2019/08/24: Nike Merlin, official match ball of Serie A 2019-2020, is pictured prior to the Serie A football match between Parma Calcio and Juventus FC. Juventus FC won 1-0 over Parma Calcio. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Ka përfunduar takimi i Serie A, FIGC dhe mjekëve.

FIGC, Lega Serie A dhe mjekët kanë përfunduar takimin ku kanë rishikuar protokollin shëndetësor për rifillimin e sezonit.

‘Sky Sport Italia’ raporton se masat për karantinimin në rast se një rast pozitiv shfaqet, ritrajtimi dhe përgjegjësia mjekësore janë studiuar dhe janë vlerësuar si jo të mira për klubet në Serie A, transmeton lajmi.net.

Protokolli i vendosur nga Komiteti Teknik dhe Shkencor i Qeverisë Italiane do të rishikohet dhe do të qartësohet përmes një komunikate zyrtare në orët e ardhshme.

Pasdite, Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina dhe Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora do të takohen për të diskutuar procedurat.