Ka përfunduar tryeza e partive e thirrur nga Vetëvendosja, në të cilën u diskutua për zgjedhjet e parakohshme.
Gjatë debatit, partitë shprehen mendimet e tyre pro dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve, por nuk u koordinuan për një gjë të tillë, raporton Indeksonline.
PDK kundërshtoi deklaratën e VV-së që iu shpërnda partive në tryezë, duke thënë se nuk janë konkluzionet e arritura nga kjo tryezë.
Edhe LDK që përkrahë këtë temë është treguar kundër kësaj deklarate.
“Për ne pjesë të kësaj deklarate janë të papranueshme”, ka thënë Veliu.