Përgjigjja e babait për vajzën që vendosi ta heqë shaminë

Një vajzë 17 vjeçare arabe e quajtur Lamyaa kishte marrë një mesazh nga një djalë që i kishte thënë se baba i saj “do ta rrah” nëse ajo vendosë të heqë shaminë.

Kështu që ajo vendosi t’ia dëshmojë të kundërtën duke e bindur atë se e ka gabim.

E gjithë kjo filloi kur Lamyaa që jeton në Pensilvani duke debatuar në një Chat lokal filloi një debat për Presidentin Trump dhe pikëpamjet e tij ndaj Islamit.

Dhe një djalosh i kishte thënë “Boll e mbrojte Islamin, mbylle gojën, ti nuk mund ta heqësh shaminë sepse babai yt do të rrahë”, shkroi ai.

Ndërsa kjo mori telefonin dhe i shkroi babit duke i treguar se kishte vendosur ta hiqte shaminë.

“Baba, dua të tregoj diçka?, i shkrua ajo.

“Më thuaj vajza”, ia kthen babai.

“Po mendoj ta heq shaminë!”, vazhdon vajza.

“Zemër ajo nuk është vendimi im dhe nuk është vendim që duhet me e marrë mashkulli. Nëse ndihesh se duhet ta bësh, bëje. Do të mbështes pa marrë parasysh”, ia kishte kthyer babai vajzës.

Kjo përgjigje është shpërndarë mbi 150 mijë herë në rrjetet sociale dhe është bërë lajm gjithandej.

Vajza më vonë ka treguar se nuk do ta heqë shaminë. Por kjo tregon edhe njëherë nivelin e islamofobisë që ekziston në botë.

Por në krah të kësaj vajzës kanë dalë shumë njerëz anekënd botës./Mesazhi/