‘Përjashtohen’ nga ambientet publike të pa vaksinuarit në Greqi

Për të katërtën herë brenda kësaj jave, Greqia raporton një numër të lartë të të infektuarve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit autoritetet greke bëjnë me dije se janë regjistruar 6.909 të prekur, 48 viktima dhe 450 persona janë të intubuar. 84% e personave që ndodhen në terapi intensive janë të pa vaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë.

Për të shmangur një tjetër valë të pandemisë dhe për të ndihmuar sistemet shëndetësore, nga kjo e shtunë personat e pa vaksinuar nëse nuk kanë një test negativ nuk lejohet të hyjnë në dyqane, banka, zyrat publike apo ambiente të ndryshme argëtuese.
Kjo masë nuk vlen për qendrat tregtare, farmacitë dhe vendet e kultit.

Kisha greke u bëri thirrje të pa vaksinuarve që përpara se të marrin pjesë në shërbime të kryejnë testet.

Në shtetin fqinj të gjithë personat mbi 18 vjeç janë të lirë të kryejnë edhe dozën e tretë të vaksinës. /euronews