Një palestinez është vrarë nga forcat izraelite gjatë një përleshjeje pranë gardhit të sigurisë në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite pohoi në një deklaratë se palestinezi i vrarë ka hyrë në shiritin kufitar duke kaluar gardhin dhe ka hapur zjarr ndaj ushtarëve, duke lënë të plagosur tre prej tyre.
Sipas deklaratës, palestinezi është vrarë pasi forcat izraelite janë kundërpërgjigjur me zjarr ndaj tij.
Siç u njoftua, pas incidentit është goditur edhe një pikë e Hamasit.
Ndërkaq, dëshmitarët okularë shpjeguan se fillimisht janë dëgjuar të shtëna armësh në qytezën Khuzaa në Khan Yunus, kurse më pas janë hedhur dy raketa.
Që nga fillimi i tubimeve protestuese në Gaza në mars të vitit të kaluar, afro 270 protestues kanë rënë dëshmorë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite të vendosura pranë zonës tampon.
Demonstruesit kërkojnë fundin e bllokadës 12-vjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë artikuj themelorë.






