Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbyset tramvaji në Lisbonë, 28 të plagosur

Përmbyset tramvaji në Lisbonë, 28 të plagosur

Të paktën 28 persona kanë mbetur të plagosur kur një tramvaji në Lisbonë doli nga binarët dhe u përmbys.

Shumica e të lënduarve u dërguan në spital pas incidentit, por asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve, tramvaji doli nga binarët në një kthesë në pjesën e poshtme të një kodre të pjerrët, përpara se të përplasej me një ndërtesë.

BBC raporton se një fëmijë 6 muajsh dhe një 7 vjeçar u shpëtuan nga kalimtarët./oranews