Përmbytjet në Gjermani, Konsullata e Kosovës në dispozicion 24 orë për shtetasit kosovarë që kanë nevojë për ndihmë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka publikuar numrat emergjent në dispozicion në të cilët mund të lajmërohen të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë nevojë për ndihmë pas vërshimeve në Gjermani.

Përmes komunikatës për medie, kjo konsulatë kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt,  me shqetësim të madh po përcjellë gjendjen e rënduar nga vërshimet në Gjermani ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dhjetëra persona ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet, “Bashkëndjejmë dhimbje me familjet e viktimave dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë!”.

Ky është numrin emergjent i Konsullatës në Frankfurt i cili është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675 .