Në javën e ardhshme META pritet të përballet ne togat e zeza, pasi shteti i New Mexico ka ngritur padi ndaj saj duke e akzuar atë për ekspozimin e fëmiëjve dhe adoleshentëve ndaj shfrytëzimit seksual në platformat e tij.
Mediat e huaja raportojnë se padia u ngrit nga Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raúl Torrez i cili pretendon se kompania e META-s ka promovuar shpesh përmbajtje të paligjshme në rrjet të cilat janë të asksesueshme lehtësiht dhe nga të miturit.
Gjykimi ndaj platformës në fjalë pritet të zgjasë shtatë ose tetë javë.
Padia u ngrit menjëherë pas realizimit të një operacioni të fshehtë gjatë vitit 2023 me në krye ish-prokurorin Torrez.
Në sajë të operacionit, hetuesit rijuan llogari në Facebook dhe Instagram duke u regjistruar si 14-vjeçar.
Nga skema e krijuar për të provuar akuzat, konkludoi se në llogaritë e këtyre 14-vjeçarëve shfaqeshin përmbajtje me përmbajtje seksueale eksplicite, duke rënë ndesh me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.
Gjithashtu mësohet se New Mexico akuzon META-n dhe për dizajnimet e përdorura të cilat dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve.
Lëvizjet e pafundme dhe videot që lëvizin automatiisht u provua se i mbajnë fëmijët në faqe, duke nxitur sjellje varësie që mund të çojë në depresion, ankth dhe vetëlëndim, pretendon padia.
Sipas padisë, dokumentet e brendshme të kompanisë pranuan problemet me shfrytëzimin seksual dhe dëmtimet e shëndetit mendor. Megjithatë, shteti thotë se kompania nuk ka krijuar mjete themelore sigurie si verifikimi i moshës dhe ka keqinterpretuar sigurinë e përdorimit të platformave të saj.
Për rrjedhojë të situatës, shteti kërkon dëmshpërblim monetar, si dhe një urdhër që i drejton Metës të bëjë ndryshime për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve gjatë përdorimit të platformave.
Në një deklaratë përpara gjyqit, një zëdhënës i Metës i quajti argumentet e New Mexico-s “sensacionaliste, të parëndësishme dhe shpërqendruese” dhe tha se ato bazoheshin në dokumente të zgjedhura me kujdes.








