Ballina Artikuj Përse sulmohen figurat me autoritet?

Përse sulmohen figurat me autoritet?

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Në aspektin psikologjik dhe sociologjik, individët me autoritet (figurat publike) kanë qenë dhe janë shpeshherë në fokus të sulmeve të ndryshme, me apo pa tendencë, me apo pa pretekst.

 Nga pikëpamja psikologjike bashkëkohore, ekzistojnë disa interpretime të këtij fenomeni:

1. LIDHJET PARASOCIALE

Pjesa dërmuese e njerëzve që i sulmojnë personalitetet ose figurat publike, mund edhe të mos i njohin përsonalisht, për këtë arsye ata formojnë lidhje emocionale të njëanshme, të cilat i mobilizojnë shpeshherë për sulme verbale dhe indoktrinime deri në atë masë, që as vet nuk i besojnë apo janë të sigurt!.

Në raste kur figura ose personaliteti publik, bën veprime apo strategji në atë mënyrë që “devijon nga pritshmëritë e dikujt” (përceptimi i tij unilateral), kjo gjendje mund të rezultojë, apo shpërthej në reagime ekstreme, ose, në anën tjeter të “lumit” në simpatizim euforik, duke kaluar deri në eufemizëm?!.

Njerëzit janë zakonisht të “betonuar” në anët e tyre (bindjet e tyre).

Kjo ilustrohet me rastin, kur përsoni që diskutonte me personazhin popullor, Nastradinin, qëndronte në anën tjetër të lumit, e fton këtë të fundit të kalojë në anën e tij, Nastradini i’a kthen; dil ti këndej se edhe unë jam në anën tjetër (temen) të lumit”!.

2. PARAGJYKIMET NË NJOHJE

Ekzistojnë paragjykimet verbale konfirmuese, në mënyrat se si Njerëzit e perceptojnë sjelljen e figurave publike, me qëllim që të mbështesin opinionet e tyre ekzistuese.

Efekti prodhues (domino) ndodh kur njerëzit besojnë se një figurë publike është jashtëzakonisht e mirë ose e keqe për shkak të sjelljeve të tyre të njohura ose atributeve të karakterit, ndërsa në tablon e personalitetit publik, sipas përceptimit të këtyre njerëzve, nuk ekziston personi mozaik, i cili mund edhe të ketë ngjyra tjera “ në sedren e tij” pra mund edhe të gaboj, ose edhe të mos gaboj.

3. EFEKTI I Dunning-Kruger

Efekti Dunning-Kruger përshkruan shtrembërimin kognitiv në vetëperceptimin e njerëzve jokompetent për të mbivlerësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre. Individët të cilëve u mungon informacioni dhe përvoja e mjaftueshme mund të kenë besim të tepruar në besimet e tyre, gjë që mund t’i bëjë ata të kritikojnë ashpër ose të sulmojnë figurat publike.

Kjo tendencë është e bazuar në pamundësinë e vlerësimit objektiv të vetes përmes metakognicionit. Termi bazohet në një botim të David Dunning dhe Justin Kruger të viti 1999.

Të dy psikologët socialë kishin vërejtur në studimet e mëparshme që, për shembull gjatë leximit të teksteve, luajtjes së shahut ose ngasjes së makinës, injoranca shpesh çon në më shumë vetëbesim sesa dija. Në Universitetin Cornell; ata hulumtuan këtë efekt në eksperimente të mëtejshme dhe në vitin 1999 arritën në përfundim që njerëzit me aftësi të ulët, janë të prirur të mbivlerësojnë aftësitë e tyre, dështojnë të njohin aftësitë më superiore tek të tjerët, nuk vlerësojnë saktë shkallën e paaftësisë së tyre etj,.

Dunning dhe Kruger treguan se performanca e ulët te njerëzit e tillë shpeshherë shoqërohet me vetëbesim të tepruar sesa performanca e lartë. Në tekstin Self-insight: Roadblocks and Detours on the Path to Knowing Thyself (2005), Dunning përshkroi efektin Dunning-Kruger si “anosognosia e jetës së përditshme” duke iu referuar një sëmundjeje neurologjike në të cilën një person me aftësi të kufizuara mohon paaftësinë e vet ose nuk është i vetëdijshëm për këtë.

 Ai shpjegoi: “Nëse dikush është i paaftë, ai nuk mund ta di se është i paaftë. Aftësitë që ju duhen për të dhënë një përgjigje të saktë janë pikërisht ato aftësi që ju duhen për të ditur se çfarë është një përgjigje e saktë.”— David Dunning

4. MANIET DHE ÇRREGULLIMET PSIKOLOGJIKE TË LIDHURA ME PERSONALITETET PUBLIKE

Veprimet ekstreme ndaj personaliteteve të shquara përshkruhen nga një sërë sindromash psikologjike:

a.    Sindroma e adhurimit te të famshmëve

Një obsesion i tepruar me një personazh të famshëm është një simptomë e çrregullimit obsesiv-kompulsiv, e cila mund të rezultojë në sjellje të dhunshme ndaj kritikëve, mbrojtje të tepruar ose pasim i verbër.

b. Kompleksi i idilizimit të heroit dhe i Mesisë

Disa individë janë intolerantë ndaj çdo të mete të personaliteteve të shquara, sepse i shohin ata si heronj ose modele morale. Poshtërimi publik ose reagimet e dhunshme mund të rezultojnë nga zhgënjimi apo shkalla enorme (idilike) e pritshmërisë së tyre?!.

c. Sindroma e lulekuqes së gjatë (Tall Poppy Syndrome)

Prirja e një pjese të shoqërisë njerëzore (jo të plotësuar në jetë) për të refuzuar njerëzit e suksesshëm “vjen edhe nga humbja e duelit ndaj egos së tyre nga xhelozia ose armiqësia”. Për këtë dhe arsye tjera (që edhe ata nuk i dijnë) kur disa nga njerëzit publik, fillojnë të  “fitojnë famë”, ata shpeshherë bëhen objekt kritikash të ashpra, apo edhe “arenë e shixhetave helmuese”.

Mënyrat e manifestimit se si njerëzit lidhen dhe i përceptojnë figurat apo personalitetet publike, ka të bëjë më shumë me identitetin personal, emocionet dhe dinamikën e grupit sesa me individin.

Andaj, ato grupime ose organizime sociale duhet të jenë të  kujdesshëm, se në cilët individ investojnë dhe format e këtij investimi të shëndetësohen në aspektin psiko-social, në të kundërtën efektet (domino) të këtij prodhimi do të jenë reciproke (bumerang) dhe me pasoja.

Prof. Dr. Rrahman FERIZI