Ajo qe pritej ndodhi. Israeli se bashku me SHBA goditen Iranin. Ne kembim, kemi nje hakmarrje iraniane ne Izrael, Kuvajt, Jordani, Bahrein, Katar dhe Emirate. Kuptimi i pergjigjes iraniane eshte: Ju donit nje lufte me mua, une ju ofroj nje lufte rajonale!
Nga ky sulm del qarte se:
– Programi berthamor iranian per te cilin na thane se qenka shkaterruar ne qershor paska qene genjeshter e madhe, se ndryshe perse do kerkosh marreveshje berthamore e pastaj te sulmosh nese e ke shkaterruar ate. Nuk ka kuptim te shkaterrosh dicka qe ke shkaterruar.
– Perfundimisht Trump provoi se eshte i kapur totalisht nga regjimi zionist i Tel Avivit dhe se administrata amerikane fatkeqesisht udhehiqet nga nje grup ekstremistesh fetare qe nuk e kane per gje ta cojne boten ne flake.
– Regjimi i Iranit nuk rrezohet me bomba. Kjo eshte nje genjeshter tjeter. Ata duan te destabilizojne rajonin per te arritur tek ajo qe ambasadori amerikan ne Izrael Mike Huckabee tha se; Lindja e Mesme eshte Izraeli biblik prandaj le ta marrin ate.
– Me keto sulme Bordi i Paqes nuk ka me kuptim, ndaj kjo ishte edhe deshira e Izraelit qe ne nje rajon te destabilizuar te gllaberoje Bregun Perendimor dhe Gazen.
Pavaresisht se cilat jane planet e qarqeve te caktuara, nje gje eshte e sigurt. Zoti ka planet e veta.
Redi Shehu








