Përurohet Qendra e Përkthimit të hutbes (predikimit) së ditës së Arafatit

Presidenti për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta Sheikh Abdul Rahman Al Sudais gjatë ditës së dielë përuroi Qendrën e Përkthimit të hutbes së Ditës së Arafatit përmes së cilës  do të transmetohet njëkohësisht në mënyrë simultane në 10 gjuhë të njohura në botën islame. Ajo do të përkthehet në anglisht, frëngjisht, gjuhën malaje, urdu, gjuhën persiane, kinezisht, turqisht, rusisht, hausa dhe gjuhën bengale.

Hutbeja do të transmetohet përmes Platformës Manarat Al Haramain të Presidencës. /mesazhi.com