Piloti nervozohet keq, pret me sepatë portën e parkingut të aeroportit

Një pilot i United Airlines ka bërë një akt të pazakontë në parkingun e aeroportit.

Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke e prerë me sepatë portën prej druri të parkingut.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit.

Piloti 63 vjeçar, Kenneth Jones, duket se është nervozuar duke pritur në radhë për të dalë nga parkingu, teksa nuk dihet se ku e ka marrë sepatën ato momente.

I njëjti është shoqëruar nga njësitet e sigurimit pas kryerjes së aktit vandalizues.