Pjesëmarrja e FSK-së në Gaza më duket e gabuar. Madje më duket ironike, se për arsye të ndjeshmërisë së rajoni, FSK-ja nuk mund të hyjë në veri pa marrëveshje paraprake të KFOR-it, kurse në anën tjetër, merr pjesë si fuqi paqëruajtëse në zonën më të nxehtë të botës, ku është kryer gjenocid mbi gra dhe fëmijë. Forcat paqëruajtëse, që do të dislokohen aty, janë të gjitha nga vendet myslimane dhe në raporte të mira me Izraelin dhe SHBA-në. Ato, për të siguruar fazën më të ndjeshme, për trasformimin apo fazën fillestare të çarmatosjes së Hamasit. Mund të ballafaqohemi me skenare shumë të padëshirueshme. Mund të jetë një përvojë e mirë, por mund të jetë një seri jo e mirë – e që as dua ta mendoj se çfarë mund të ndodhë atje – që FSK të nis historinë e saj ndërkombëtare në një zonë kaq të komplikuar dhe të përgjakshme. Ndoshta kemi garanca të forta, por megjithatë, kjo nuk më pëlqen dhe mendoj që është hap i ngutshëm dhe jo i menduar mirë. Zoti i ruajt djemt dhe vajzat tona atje. Nëse, përfundimisht, u kthefshin shëndosh e mbarë!
Latif Mustafa








