Pjetër Nrecaj nesër në gjyq për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij

Nesër Pjeter Nrecaj do të dalë para Gjykatës në Gjakovë për t’u përgjigjur rreth aktakuzës, e cila e ngarkon për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij në Brekoc të Gjakovës.

Për nesër është paraparë të zhvillohet seanca fillestare e gjykimit.Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Gëzim Pozhegu.rokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Pjetër Nrecaj për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton KALLXO.com.
Aktakuza e ngarkon të pandehurin Pjetër Nrecaj se kishte shkuar në shtëpinë e vëllezërve të bashkëshortes së tij i armatosur, ku dhe kishte qëlluar me pushkë automatike në drejtim të bashkëshortes dhe vajzës së tij. Të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.