Ballina Lajmet Kosovë Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në mesditë në Prishtinë.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë ajo..

Sipas Policisë Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe  identifikimin e personave të përfshirë në rast.