Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët për kujdes të shtuar, për shkak të mjegullës së dendur që ka kapluar vendin.
Nga policia është kërkuar që shoferët të mbajnë në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.
‘‘POLICIA E KOSOVËS KUJDES! MJEGULLA MUND TË JETË NJË RREZIK PËR SHOFERËT’’, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.








