Policia arreston tre shitës droge në Prishtinë

Janë arrestuar tre të dyshuar në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit nga policia atyre u janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe para: 6500 euro, 50 funta dhe 210 franga.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është bërë bastisje në banesën e të dyshuarve te cilën e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar: 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.