Ballina Lajmet Kosovë Policia e Kosovës asiston “Ibër Lepencin” në marrjen e kontrollit të objektit...

Policia e Kosovës asiston “Ibër Lepencin” në marrjen e kontrollit të objektit në Zubin Potok

Policia e Kosovës është duke asistuar zyrtarët e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc” të cilët kanë hyrë sot në objektin e Kryqit të Kuq në afërsi të liqenit të Gazivodës në Zubin Potok.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ky objekt, i cili deri më tani ka qenë i uzurpuar nga strukturat paralele serbe, tashmë i është kthyer në pronësi ligjore “Iber Lepencit”.

Objektin më herët e kishte vizituar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.