Policia greke ekspozon rrjetin e trafikimit të emigrantëve që vepron nga brenda burgjeve

Policia e Greqisë ka zbuluar një bandë të trafikimit të emigrantëve që vepron nga brenda burgjeve greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas policisë greke, dy burgje, një në ishullin e Kretës dhe një në periferi të kryeqytetit Athinë, kanë qenë selitë e të burgosurve që drejtonin rrjetin e trafikimit.

Policia tha se lideri i dyshuar, i koduar me emrin ‘Marios’, është identifikuar si një shtetas 39-vjeçar sirian ose irakian, duke shtuar se ai ka drejtuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikimit të emigrantëve nga qelia e tij e burgut në Chania të Kretës.

Trafikantët transportonin emigrantë nga kufijtë e Türkiye-s në Evros në Greqinë kontinentale.

Në bastisjen e qelisë së liderit, policia zbuloi celularët me të cilët ai komunikonte dhe organizoi trafikimin e paligjshëm. Policia gjithashtu zbuloi shënime të shkruara me dorë me emra dhe shuma parash.

Kreu i grupit ndodhej në burg për të njëjtin krim, pasi në vitin 2019 u arrestua për trafikim të paligjshëm.

Tre të burgosur të tjera nga burgjet Korydallos, Amfissa dhe Komotini po ashtu ishin të përfshirë në rrjet, ku të gjithë tashmë vuanin dënimet për trafikim emigrantësh.

Policia greke gjithashtu njoftoi se trafikantët vodhën makina nga rajoni Attica, zakonisht xhipa dhe makina të tipit ‘SUV’, si dhe i përdorën ato për të transportuar emigrantët nga kufijtë në Greqinë kontinentale.

Shuma e parave që emigrantët duhej t’u paguanin trafikantëve për të arritur në destinacionin e tyre përfundimtare kalonte 10 mijë euro.