Policia jep detaje për rastin në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë mbrëmë në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Siç njofton policia, e plagosura është dërguar në QKUK për trajtim dhe rasti po hetohet.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML