Policia e Kosovës vetëm ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë që është lëshuar më 13 tetor që Albin Kurti të dërgohet në seancën e 22 tetorit.
Por e njëjta nuk ka mundur të realizohet pasi që Kurti nuk gjendej në banesën e tij afër Parkut të Qytetit.
Sipas Borovcit Policia do të njoftojë Gjykatën përpara fillimit të seancës dhe më pastaj mbeten në kompetencën e Gjykatës veprimet e mëtejme.
Ndryshe seanca për deputetët e Vetëvendosjes që akuzohen për hudhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës është shtyrë pasi që Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu nuk janë paraqitur në gjykatë.
Në seancë gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar urdhër për t’i arrestuar Kurtin, Kadajn-Bujupin dhe Haxhiun.