Polonia do të blejë 3 nëndetëse suedeze në një marrëveshje të re të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, ka bërë të ditur se vendi i tij ka zgjedhur Suedinë për t’u furnizuar me tri nëndetëse të reja në një marrëveshje mbrojtëse prej më shumë miliardë eurosh që synon forcimin e sigurisë së saj në Detin Baltik, transmeton Anadolu.

“TVP World” raportoi se kontrata, me vlerë rreth 2,36 miliardë euro, do të lejojë që grupi suedez i mbrojtjes “Saab” të dorëzojë anijet në kuadër të programit të planifikuar prej kohësh të nëndetëseve “Orka” të Polonisë.

Kosiniak-Kamysz, i cili shërben edhe si zëvendëskryeministr, e përshkroi blerjen si një hap të madh në modernizimin e aftësive detare të vendit.

Polonia ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake që nga shpërthimi i luftës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, duke ndërmarrë një nismë të gjerë prokurimi në të gjitha forcat e saj të armatosura.

Zyrtarët thonë se marrëveshja për nëndetëset është një nga blerjet më të mëdha deri më sot, ndërsa Varshava vazhdon përpjekjet për të forcuar krahun lindor të NATO-s.